SITA

Kategoritë e mëposhtme të informacionit, vijnë si game e produkteve të SITA.

Çmimet E Tregjeve

spacer

Analiza

Produkte Ushqimore

Çmime me te fundit te produkteve udhqimore nga Tregu i shumices se Tiranes.

Njerezit jane aseti me i mire i kompanive ushqimore

Njerezit jane aseti me i mire i kompanive ushqimore

Nga Michael Lee PhD, 08-shtator-2009

Mijera kompani prodhojne dhe shesin produkte; perse disa jane me te suksesshme se te tjerat? Eshte fat, apo jane njerezit me te mire? Dr Michael Lee i CPL Executive Search thote qe individet bejne te gjithe diferencen – dhe kompanite duhet te perdorin metodat e duhura per te punesuar ekzekutive te larte me nje numer te caktuar aftesish.

 

Jane individet ata qe bejne strategjite, idete, inovacionet, shitjet dhe perfitimet – dhe jo organizatat, komitetet, strukturat menazhuese ose matricat. Bizneset drejtohen nga njerez te talentuar qe tregojne kreativitet ne kerkimtari, sipermarrje ne shitje dhe ndjeshmeri ne menaxhim.

Per shembull, Coca Cola u krijua nga Dr John Pemberton, nje farmacist nga Georgia, i cili e krijoi pijen e lehte ne kopeshtin prapa shtepise. Emri iu vu nga Frank Robinson, i cili krijoi logon e famshme te Coca Cole-s qe ekziston edhe sot. Me pas formula u ble nga Asa Candler, nje tjeter farmacist dhe biznesmen nga Atlanta dhe ishte markeingu i tij agresiv qe I dha suksesin e saj pijes.

Nuk dihet nese Cola do ishte pija fenomenale qe ne njohim sot, po te mos ishte per keta individe dhe te tjeret qe i pasuan.

Nje sfide e madhe per firmat ushqimore

Per industrine e ushqimit, te gjeturit e njerezve te duhur eshte bere me thelbesore ne keto kohe sfiduese. Recesioni i tanishem, globalizimi dhe rritja e sofistikimit te teknologjise ne industri, inovacionet, marketingu dhe shitjet kane krijuar nevojen per njerez qe flasin shume gjuhe, multi-kulturor, komercial dhe teknik dhe me nje numer aftesisht specifike dhe te pazakonta.

Personi i duhur per nje pune bashkon dhe motivon ekipin, fiton klientele, arrin qellime dhe kur behen gabime, meson nga ato dhe leviz perpara. Ata jane zakonisht thjeshtesuesit dhe motivatoret qe udhehiqen nga ‘Fuqia e Ekspertit.’

Por eshte e veshtire te gjesh njerez te pozitave te larta me eksperiencen e duhur dhe aftesite e nevojitura. Ne momentin kur po gjeni nje person qe flet kater gjuhe te huaja, me nje njohuri teknike mjaft specifike, ndoshta me me shume se dhjete vjet eksperience ne zhvillim biznesi dhe reklamim, kuptoni qe per momentin ky person punon per kundershtarin tuaj, i cili lideri I tregut boteror. Nuk eshte e tjeshte, edhe neqoftese ju merrni parasysh pershtatjen kulturore, pershtatjen ne ekip duhet marre parasysh edhe nese ata duan ta zhvendosin familjen e tyre me rrenje dhe dege, per t’u vendosur diku ne anen tjeter te botes.

Meqenese njerezit me pozita te larta jane te veshtire per t’u gjetur dhe koha dhe burimet mund te jene te kufizuara, kompanite duhet te marrin parasysh angazhimin e keshilltareve per kerkime ekzekutive. Ata mund te kene rrjete superior, eksperience dhe mundesite teknike/komerciale per te kerkuar personin e duhur,vecanerisht kur ky person duhet te kete nje sere aftesish komplekse dhe kompetenca komerciale.

Per fat te keq akoma shume kompani do te shpenzojne para mbi pothuaj gjithcka pervecse te gjeturit te njerezve! Ata perdorin kater menyra te zakonshme per te gjetur personin e duhur, por ne praktike zakonisht kjo nuk eshte e mundur: rekrutimi I brendshem, ‘fjala e gojes’, reklamimi dhe te dhenat. Te gjitha keto duket te kene nje efekt ne kosto dhe eshte e vertete qe ato mund te jene efektive per poste me te uleta, ose ku eksperienca dhe aftesite e kerkuara jane relativisht te vogla.

Sidoqofte ndodh qe metoda te tilla t’i kushtojne kompanise shume kohe dhe para dhe prape ne fund te mos jete e afte te siguroje kandidatin ideal.

Nevoja per gjak te ri

Rekrutimi i brendshem duket si mundesi e thjeshte; eshte i shpejte, pa shume shpenzime dhe me kosto te vogel. Por gjithashtu ne shume raste eshte i pakenaqshem, pasi te gjeturit e aftesive te duhura eshte e veshtire dhe ndikon ne ecurine e ardhshme te koorporates .Ne pergjithesi, organizatat me me shume diversitet kane me shume mbrojtje; ato qe jane te ndryshme nga ana kulturore kane nje pozicion me te mire per t’i bere balle globalizimit.

Besojeni apo jo, disa kompani akoma ia japin vendet e punes ‘mikut te nje miku’ ose pyesin stafin nese njohin ‘ndonje person te pershtatshem’! Kjo thjesht fton ‘me shume te ngjashem’ persa I perket njerezve, ideve dhe mendimeve dhe shpesh here nuk jane zgjedhja e duhur.

Nje tjeter menyre eshte reklamimi – e cila mund te jete menyra e duhur per postet me pozite te ulet, por ne pozita me te larta me shume do te terheqe te papunesuarit, te pushuarit ose persona te papunesueshem. Ne menyre te ngjashme, te marret e kandidateve nga te dhenat e agjencise funksionon per punet me pozita te uleta, por per pozicione me te larta, rralle gjen personin e duhur, edhe neqoftese e gjen, ka qene thjesht nje rastesi. 

www.CPLsearch.co.uk
10.09.2009