
Kategoritë e mëposhtme të informacionit, vijnë si game e produkteve të SITA.
Çmimet E Tregjeve
Analiza
Produkte Ushqimore
Çmime me te fundit te produkteve udhqimore nga Tregu i shumices se Tiranes.
|
|
Kina behet gati t'ia kaloje Europes ne tregun e eksportit te molleve
Eksporti i molleve nga Kina pritet te rritet me 1/4 gjate periudhes 2009-10, duke e lene
konkurrenten me te afert Europen, ne hije - pasi kopshtet e saj frutore zene nje siperfaqe prej 2 milion hektaresh dhe kerkesa nga prodhuesit e lengjeve eshte ne renie.
Kina, prodhuesja dhe konsumuesja me e madhe e molleve ne bote, do te eksportoje 1.46 milion ton molle kete vit tregtar, i cili mbyllet korrikun tjeter, duke e rritur kontrollin ne tregun e eksporteve – varet se cilat parashikime perdoren – dhe duke ia kaluar Europes per here te pare.
Rritja prej 287,000 tonesh do te reflektohet ne rritjen e prodhimit te molleve, do te kemi krijimin e kopshteve te reja frutore dhe do te permiresohet administrimi i druve, duke perdorur metoda plehërimi 'te kujdesshme', te cilat permiresojne edhe cilesine.
Paraqitja dhe embelsia e molleve nga Kina jane permiresuar ndjeshem, thote nje raport nga zyrtaret amerikane ne Beijing.
'Fatkeqesia e prodhuesve'
Sidoqofte, perspektiva e mire e tregut te molles ne Kine eshte ne kontrart me perspektiven e dobet te tregut kinez te prodhimit te lengjeve, i cili eshte drejt rruges te reduktimit me 18% te prodhimit, si pergjigje e krizes ne kerkese qe erdhi si pasoje e krizes ekonomike boterore.
Industria e lengut, e cila eksporton dicka me pak se 90% e prodhimit te saj, ka pare t'i pergjysmohen cmimet e eksporteve ne 830$ per ton, nderkohe qe cmimet e molleve te fresketa jane rritur ne 620$ per ton.
Ulja e ritmit po i shtyn prodhuesit te bashkohen dhe sipas raportit, vihet re nje aktivitet bashkimi ne Shandong, provinca me e madhe e prodhimit te molleve ne vend.
"Megjithese eshte nje fenomen i ri, bashkime te tilla pritet te vazhdojne nderkohe qe tregu i lengjeve rritet dhe tregu behet me kompetitiv.
Nje rreze shprese per sektorin ishte kriza qe pesoi Polonia muajin e shkuar, gje qe mund te frenoje prodhimin e lengjeve ne vendin qe mban pozicionin e pare ne Europe, persa i perket rritjes se molleve dhe ky eshte nje faktor kyc ne tregun e lengjeve.
Prodhuesit po provojne risi si molle te dehidratuara te prere ne copa per te krijuar mundesi te reja ne treg.
'Fruti me popullor'
Ne fakt, ritmi i ulet i konsumimit te lengjeve ne Kine, eshte ne kontrast me deshiren qe kane kinezet per te ngerene molle te fresketa.
Mollet jane fruti me popullor ne Kine" thote raporti.
"Me zgjerimin e klases se mesme, kerkesa per molle eshte rritur, vecanerisht ne zonat me te zhvilluara urbane, ku mollet me cilesine me te larte shiten pavaresisht cmimit. Konsumimi i molleve te fresketa ne vend pritet te rritet me 11.4%, pra ne 26.6 milion ton ne periudhen 2009-2010.

agrimoney.com
03.12.2009
|
|
Mundësuar nga:

Statistika të faqes
Vizitorë: 49,551
Faqe të vizituara: 67,525
|