BE i jep fund luftes per bananet me Ameriken Latine

Bashkimi Europian te henen arriti marreveshjen mbi tarifat e importit te bananes duke i dhene fund grindjes prej disa dekadash me vendet e Amerikes Latine dhe disa prodhuesve te tjere te vegjel.

Nje diplomat me njohje te plota i tha Reuters-it: "Cdokush i eshte futur punes dhe fillimi i zbatimit te marreveshjes eshte programuar per te marten".

Marreveshja i jep zgjidhje konfliktit tregtar me te gjate te ndodhur ndonjehere, qe ka te beje me

eksportuesit e bananeve ne Ameriken Latine   dhe zona te tjera, duke sfiduar marreveshjen preferenciale te BE ne Afrike, Karaibe dhe ne zonen e Paqesorit.

Marreveshja thote qe BE do te reduktoje tarifat mbi bananet qe vijne nga Amerika Latina dhe prodhuesit  me te vegjel si Tailanda dhe Filipinet.

Sipas marreveshjes, detyrimet mbi bananet do te bien me 114$ per ton deri ne 2016 ose disa vjet me vone me 176$, me nje ulje fillestare prej 148$.

Si kompesim, vendet e Amerikes Latine qe jane prodhues te bananeve pritet qe te sheshojne kundershtimet kundrejt BE, zones tregtare me te madhe ne bote, ne Qendren Boterore te Tregtise.

Diplomatet thone qe vendet e varfera, kryesisht ish-kolonite europiane, do te marrin rreth 200 milion euro (179.7 milion paund) si kompensim per efektet negative qe kjo marreveshje mund te kete ne marreveshjen preferenciale qe ketyre vendeve iu eshte dhene nga Brukseli.

Marreveshja pritet te reduktoje cmimet per konsumatoret, te rrise konkurencen ne tregun e bananeve dhe te rrise koston e ulet te eksporteve te Amerikes Latine.

Megjithese SHBA nuk eksporton banane, eshte pjese e marreveshjes, pasi shume shperndares dhe perpunues te medhenj si Chiquita, Dole dhe Del Monte jane shoqeri aksionere amerikane dhe ka shume mundesi qe te perfitojne nga marreveshja. Fyffes, nje shperndares i madh europian, gjithashtu do te perftoje nga kjo marreveshje e re.

nytimes.com
17.12.2009